Ministri gjerman Roth mbërrin sot në Shqipëri, konferencë me kryeministrin Edi Rama

schedule09:42 - 27 Maj, 2021

schedule 09:42 - 27 Maj, 2021

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth të nisë ditën e sotme një vizitë dy ditore në Tiranë në lidhje me ecurinë e procesit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Rreth orës 18:30 Roth pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama ku do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, ndërsa ditën e nesërme ai do të zhvillojë takime me kreun e PD Lulzim Basha dhe me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Ndalesa tjetër e Roth ishte Maqedonia e Veriut ndërsa në ditët në vazhdim ai pritet të vazhdojë turin në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Një ditë më parë ai deklaroi se tashmë është koha që BE të përmbushë premtimet dhe dhe të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!