Teuta u shpall sot kampione e Shqipërisë pasi mundi Apoloninë thellë me shifrat 6-1 dhe siguroi golavarazh më të mirë se Vllaznia. Pas këtij triumfi të durrsakëve ka ardhur edhe urimi i kreut të futbollit tonë, Armand Duka. Presidenti i FSHF kërkon përfaqësim dinjitoz në Kupat e Europës.
“Të dashur miq, dua ti përcjell urimet e mia më të mira KF Teutës për titullin Kampion të Shqipërisë, në fund të një sezoni emocionues dhe plot rivalitet. Sot meritojnë të festojnë të gjithë: futbollistët, stafi, drejtuesit, tifozët durrsakë kudo ndodhen.
Një urim i veçantë shkon për presidentin Hasanbelliu, arkitektin dhe investitorin e kësaj skuadre. Pas festës është koha për t’ju rikthyer punës, për të bërë një përfaqësim të mirë në garat Europiane”, shkruan Duka në urimin e tij. /abcnews.al