TIRANË- Një tjetër moment tensioni është shënuar gjatë protestës, ku një makinë është përfshirë nga flakët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Persona të maskuar i kanë vënë flakën automjetit, tymi i së cilës ka mbuluar bulevardin.
Protesta vijon e dhunshme prej pesë ditësh.
“Digje, digje”, “përpara“, dëgjohen thirrjet e protestuesve.
Në total janë 167 persona të arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa 7 punonjës policie janë pezulluar në lidhje me veprimet e kryera gjatë protestës. Lajmi u konfirmua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili sqaroi se ndaj punonjësve të pezulluar ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të proporcionalitetit. /abcnews.al


