Egnatia e Superiores nis nga Gugash Magani dhe Ndriçim Shtubina. Rrogozhinasit kanë konfirmuar pjesë të ekipit teknikun peqinas, ndërkohë që ka nënshkruar edhe anësori shkodran.
Autori i 10 golave në Kategorinë e Parë, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, se do të jetë pjesë e Egnatias edhe sezonin e ardhshëm në elitë.
Në rrjetet sociale, Shtubina shkruan: “Falënderoj presidentin Agim Demrozi, trajnerin Gugash Magani dhe drejtuesit e klubit, Klevis Murati dhe Olsi Dranga, për besimin që më dhanë të jem edhe një vit pjesë e klubit. Jam shumë i motivuar, më pret një sfidë e vështirë në Superiore. Shihemi atje”. /abcnews.al