“Zgjedhjet janë një iluzion qesharak. I ftoj shqiptarët të mospajtohen me këtë situatë, ta nxjerrim Ramën me çdo mënyrë jo për të vendosur pushtet dhune, me mosbindje civile po e po, po për t’u hapur rrugë shqiptarëve”. Është kjo përgjigjia e ish-kreut të qeverisë në studion e Mirela Milorit në ABC News.
Sipas tij me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, pasi edhe në qershor Rama i dhunoi ato.
“Unë shoh që opozita po bën përpjekje serioze, ka filluar punën për zgjedhje, përgjegjësitë i ka lidershipi demokrat, jo unë. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, jam shumë i sigurtë. Edhe në qershor kam patur bindjen se Rama do i dhunonte zgjedhjet, po unë preferoja të mos i bojkotonim zgjedhjet, ai i dhunoi pa asnjë lloj skrupulli. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, unë të paktën nuk nxit më për të marrë pjesë në zgjedhje”. /abcnews.al