Forcat Ajrore Amerikane së fundmi kanë mbyllur me sukses një program eksperimental që do të kthejë shumë shpejt avionët e mallrave në avionë bombardues.
Një veprim i tillë bën të mundur që të rritet kapaciteti ushtarak në rast se shpërthen lufta. Ndër të tjera bëhet me dije se sistemi i ri do të lejojë që avionët C-17 Globemaster III dhe C-130 Hercules të bëhen makineri vdekje prurëse.
Pas dy vitesh eksperimente, Forcat Ajrore testuan me sukses predhën e parë me parashutë, të hedhur nga një avion transporti mallrash.
Projekti më i ri duket se është aq e ndjeshme sa në momentin që ndodhet pak larg nga avioni aktivizohet duke u lëshuar drejt objektivit./abcnews.al