Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli këtë të martë ka prezantuar [programin e tij për risinë në krye të demokratëve.
Kadilli në fjalën e tij është shprehur se është vetë Berisha që duhet të bëjë diferencimin nga “institucioni Berisha” dhe institucioni i PD-së.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se nuk ka asnjë rival, pasi sipas tij asnjë nga kundërshtarët e tij në garë nuk sjellin asnjë platformë të re.
Gjithashtu në fjalën e tij Kadilli ka bërë me dije se synimi i tij nuk është dhe nuk garo për numrin dy, sipas tij ai dhe Basha nuk e kanë këtë qëllim siç mund ta kenë kandidatët e therë për të marrë një post ekzekutiv.
“Unë flas për një PD të hapur dhe të bashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion jo anëtar i thjesht, është vetë ai që e vendos distancën mes institucionit Berisha dhe atij të PD-së.
Kam pritur për kolegët që u futën në garë, dhe meqë nuk u pranua propozimi im që të shikonim bashkarisht në anëtarësinë e rretheve por nuk u pranua, ndaj do të shkojmë secili në hesap të vet.
Nuk kam asnjë rival, as Basha as të tjerët nuk kanë propozime të reja, ku që propozoj unë një PD të hapur është e vetmja risi. Unë do të votoj me 13 qershor, dhe unë do e vijoj këtë projekt që është fitues. Unë do të jem atje si udhëheqësi i një projekti fitues.
Nuk kam punuar asnjë ditë të vetme dhe nuk jam paguar asnjë qindarkë nga SOROS kam punuar për shumë organizata ndërkombëtare por asnjëherë nuk kam punuar për këtë organizatë. Për mua SOROS më kujto internacionalen komuniste. Përveç meje dhe zotit Basha nuk luajmë për numrin dy, nuk mund të bashkëpunoj në jetën ekzekutive”, ka thënë ai. /abcnews.al

