Rama: Në mandatin e 3-të drejt objektivit që studentët tanë të marrin diploma europiane në Shqipëri

schedule12:18 - 25 Maj, 2021

schedule 12:18 - 25 Maj, 2021

Ditën e sotme përfaqësues të qeverisë kanë nisur konsultimin me rektorët e universiteteve publike. Kreu i qeverisë Edi Rama ka shkruar në një status në rrjetet sociale se është dakordësuar krijimi i një komiteti të përbashkët për politikat e arsimit të lartë.

Rama shprehet se do të vijojë puna ngushtësisht në mënyrë që mandati i tretë të afrojë objektivin për krijimin e kushteve që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane në Shqipëri.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë

Do të punojmë ngushtësisht së bashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri”, shkruan Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!