Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar se shumë shpejt publikut do t’i jepen lajme interesante. ABC News mësoi se bëhet fjalë për goditjen e një grupi trafiku narkotikësh në Shqipëri dhe Gjermani.
Ministri Xhafaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit Veliu u takuan sot në Tiranë me drejtorin e policisë federale gjermane Dieter Roman.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar se shumë shpejt publikut do t’i jepen lajme interesante, duke nenkuptuar arrestime te rendesishme apo goditje grupesh kriminale.
“Gjatë këtyre ditëve rrini afër me Gentin dhe Bitën se do keni lajme interesante, se kur bashkëpunohet ka edhe gjëra të mra, të tjerat dalëngadalë”.
Pas kësaj deklarate të ministrit Xhafaj, ABC News mësoi nga burime te saj se aktualisht policia shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane po zhvillojnë një operacion në fushën e trafikut te narkotikëve. Burimet folen per arrestime në Shqipëri dhe Gjermani, ndërsa detajet e operacionit do mesohen në një moment tjetër.
Bashkëpunimin me partnerët gjermanë, në goditjen e grupeve kriminale Ministri Xhafaj e theksoi edhe gjatë deklaratës së përbashkët me drejtorin e policisë federale gjermane Dieter Roman, me të cilin u takua në Tiranë.
Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm: “Ky intensitet shkëmbimesh i nivelit të lartë me Gjermaninë, është tregues kuptimplotë i besimit mes palëve dhe marrëdhënieve të shkëlqyera të vendosura tashmë me Policinë Gjermane, marrëdhënie të cilat, nuk do ta teproja nëse theksoja, se janë modeli që ne dëshirojmë të ndjekim edhe me vendet e tjera”.
Dieter Romann, Drejtor i Policise Federale Gjermane: “Që prej vitit 2013, kemi në Tiranë, në Shqipëri oficerë ndërlidhës. Sigurisht siç u përmend edhe këtu, mbas pak kohësh do të angazhojmë edhe një ekspert tjetër të nivelit të lartë, i cili do të ndihmojë në koordinimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në kuadër projektesh të ndryshme. Gjithashtu prej disa vitesh jemi tepër aktiv përsa u përket masave formuese, arsimuese dhe kualifikuese të punonjësve të policisë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë”.
Kurse në drejtorinë e Policinë e Shtetit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të 20 automjeteve nga homologët gjermane. Flota e mjeteve do të ndihmojë punën e strukturave të policisë rrugore dhe disa sektorëve të tjerë të uniformave blu. Pala gjermane garanton një bashkëpunim afatgjatë dhe strategjik të dy anshëm. /abcnews.al