Lyon pa Champions, Garcia: Jap dorëheqjen, s’kam çfarë t’i jap më klubit

schedule11:29 - 24 Maj, 2021

schedule 11:29 - 24 Maj, 2021

Lyon u befasua në shtëpi nga Nice mbrëmjen e kaluar. Skuadra mike fitoi 2-3 me përmbysje dhe la Lyon jashtë Champions League. Djemtë e Rudi Garcia nuk përfituan nga barazimi i Monaco dhe sezonin e ardhshëm do të garojnë në Europa League.

Një sezon i dështuar dhe trajneri ka vendosur të japë dorëheqjen. “Mbrëmje e trishtë, ky ishte skenari më i keq. Nuk ia dolëm të fitojmë, kështu që nuk e meritojmë të shkojmë në Champions League“, deklaroi Rudi Garcia pas humbjes së ndeshjes së fundit të kampionatit.

Doja ta lija klubin në Champions, por nuk ia dola dot. Në kushte të tilla nuk mund të vazhdoj punën me Lyon, nuk mund të sjell përparimin e klubit“, deklaroi tekniku 57-vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!