Kryesia miratoi emrat e 4 kandidatëve, Kadilli: S’kemi pse fshehim të vërtetat, ftoj Bashën në debat

schedule21:38 - 23 Maj, 2021

schedule 21:38 - 23 Maj, 2021

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku nga 9 emrat e listës së kandidatëve janë miratuar 4 emra.

Një ndër emrat e miratuar pjesë e garës është Fatbardh Kadilli, i cili ka ftuar në një debat publik me Lulzim Bashën.

Kadilli në deklaratën e tij për mediat pas mbylljes së mbledhjes së kryesisë është shprehur se vetëm njëra nga 5 kërkesat e tij është pranuar teksa ka thënë se ka propozuar për një debat publik të kandidatëve.

Kërkesa që unë paraqita sot, nga 5 kërkesat u miratua vetëm e para, sepse unë kërkova që të jetë e gjithë lista e miratuar. 4 pikat e tjera, pjesa e administrative, e ngritjes së administratës dhe pjesa e listave nuk gjeti debat. Çështja më kryesore që unë vazhdoj të këmbëngul dhe është çështje politike dhe që do i shërbente Partisë Demokratike, do ishte çështja e një debate.

Propozova në mënyrë këmbëngulëse që të kishte debat, që anëtarësia të ketë mundësi që të dëgjoj të 4 kandidatët në një debat të hapur. Do ishte një lehtësi për kandidatët, për vetë anëtarësinë dhe balancim mes forcave që kanë tre kandidatët që janë jashtë dhe kandidatët që janë në zyrë. Lulzim Basha është i sfiduar nga unë personalisht për të dalë në një debat publik. Nëse ne do kishim sot do kishim një debat publik për të vërtetat e PD, do kishim një kryetar që do fillonte që sot të ngrinte opozitën e re”, ka thënë ai.

Ndërkohë kujtojmë se në mbledhjen e sotme Kryesia e PD votoi unanimisht që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë.

Lulzim Basha

Fatbardh Kadilli

Edit Harxhi

Agron Shehaj.

Nga nesër, kandidatët do kenë mundësi që të bëjnë fushatë, duke publikuar platformën e tyre, deri më 11 qershor dhe më 13 qershor zgjidhet kryetari i ri i PD-së. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!