Profesioni i trajnerit është shumë i vështirë dhe Pep Guardiola, i cili po udhëheq Manchester City drejt majës së Europës, thekson se çdokush që preferon të nisë aventurën në stol duhet të mendohet mirë. I ftuari special i Christian Vierit në Bobo TV, shpjegon vështirësitë e mëdha të zanatit.
“Nuk ju këshilloj të bëheni trajnerë, është një profesion shumë stresues. Çdo tre ditë të duhet të lësh 7-8 lojtarë jashtë, djem të shkëlqyer që nuk kanë bërë asnjë gjë të keqe. Nuk ka rëndësi të fitosh një titull nëse raporti yt me skuadrën ka qenë katastrofik gjatë gjithë vitit.
Trajneri përjeton një luftë të përditshme, atij i duhet të insistojë e insistojë për të bërë gjithçka mundet për të mirën e grupit dhe skuadrës. Ju e dini shumë mirë, lojtarët të ndjekin nëse ti fiton dhe ata luajnë…
Gjithmonë do të ketë edhe nga ata tipa që kur nuk luajnë mendojnë: ah, ky trajner nuk më do fare. Kjo është arsyeja pse janë të nevojshme idetë dhe marrëdhëniet njerëzore“, deklaroi Pep Guardiola, i cili më 29 maj shpreson të fitojë Champions League me City. /abcnews.al