Në Spanjë luhet java e fundit e La Liga dhe dy skuadrat e Madrid, Atletico dhe Real luajnë finale për titullin, por e kanë nisur në mënyrën më të keqe.
Atletico Madrid ka pësuar ndaj Real Valladolid, teksa Oscar Plano tundi rrjetën për klubin në pronësi të Ronaldo Fenomenit. Vendasve u duhet me patjetër fitorja për të qëndruar në La Liga.
Ndërkohë, Real Madrid luan ndaj Villarreal dhe këta të fundit kanë tundur rrjetën në minutën e 20 me Yeremi Pino. Me këto rezultate, Atletico shpallet kampion, por ka ende shumë lojë. /abcnews.al
https://streamable.com/9egvpe