Kultivonin kanabis, arrestohen 3 persona në Skrapar, procedohet kryeplaku i fshatit Barçë

schedule12:20 - 22 Maj, 2021

schedule 12:20 - 22 Maj, 2021

Tre persona në Skrapar kanë rënë në pranga si të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan dhe në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në 47-vjeçarin S. H., dhe Y. H., 38 vjeç, banues në fshatin Barçë, pasi në tokat në pronësi të tyre u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa.

Ndërsa 40 vjeçari Sh. B., banues në fshatin Tomorr, Poliçan, u arrestua pasi në një miniserë në ambientet e banesës së tij u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara kannabis sativa.

Policia bën me dije se edhe kryeplaku i fshatit Barçë, 35 vjeçari A. R është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sakaq autoritetet njoftojnë se gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri pushkë.

Njoftimi i policisë:

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 persona të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë Poliçan dhe Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatrat Barçë, Skrapar dhe Tomor, kubikë ku ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan dhe në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit: S. H., 47 vjeç, dhe Y. H., 38 vjeç, banues në fshatin Braçë, pasi në tokat në pronësi të tyre u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa;

Sh. B., 40 vjeç, banues në fshatin Tomorr, Poliçan, pasi në një miniserë në ambientet e banesës së tij u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri pushkë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe kryeplaku i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!