West Ham ka qenë një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni në Premier League. “Çekiçët” ishin në garë për një biletë në Champions League deri në javët e fundit.
Në fund nuk ia arritën dot të realizonin ëndrrën e madhe dhe do të luajnë në Europa League. David Moyes ka zhvilluar një punë fantastike në stolin e skuadrës londineze.
Drejtuesit e West Ham janë shumë të kënaqur me strategun skocez dhe po përgatisin dhuratën e rinovimit. Sipas mediave angleze, 58-vjeçarit do t’i ofrohet zgjatja e bashkëpunimit me tre vite të tjera.
Një vlerësim për punën e trajnerit nga Glasgow, i cili ia ka dalë të formojë një ekip të fortë, konkurrues dhe që luan futboll të bukur. /abcnews.al