Kane i “shkel syrin” Manchester City: Asistet e De Bruyne ëndrra e çdo sulmuesi

schedule22:36 - 21 Maj, 2021

schedule 22:36 - 21 Maj, 2021

Harry Kane po pret me padurim fundin e sezonit për t’u larguar nga Tottenham. Sulmuesi anglez ka ambicie të mëdha, dëshiron të fitojë trofe, por problem mbetet kërkesa e lartë e presidentit Daniel Levy për ta lënë të lirë (150 milion paund).

Në prononcimin e fundit, kapiteni i Spurs dhe kombëtares angleze, ka folur rreth preferencave të tij, duke i “shkelur syrin” Manchester City, një nga klubet që interesohen për shërbimet e tij. “Është gjithmonë një emocion i veçantë kur shoh Kevin De Bruyne.

Ai është një lojtar special. Dua të jem i sinqertë, disa nga topat që De Bruyne u dhuron shokëve të skuadrës te City, janë ëndrra e çdo sulmuesi“, thekson 27-vjeçari i ekipit londinez në lidhje me fantazistin belg të ekipit të Guardiolës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!