Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, eksperti: Presidenti duhet të jetë mbi palët

schedule11:38 - 21 Maj, 2021

schedule 11:38 - 21 Maj, 2021

Komisioni Hetimor, ka zhvilluar mbledhjen e radhës për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, eksperti i hetimit Erind Merkuri tha se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe se nuk duhet të jetë i paanshëm.

“Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë”, tha Mërkuri.

Gjatë mbledhjes anëtari Spartak Braho ngriti pyetjen a duhet të jetë presidenti garant i Kushtetutës, për të cilën eksperti Braho tha se Presidenti është garanti i Kushtetutës si çdo institucion tjetër.

“Ai është garant i Kushtetutës si çdo institucion tjetër. Në Shqipëri garant kushtetues ka pasur në kohë të ndryshme. Hera e parë ishte në 1932-shin. Garant në këtë kohë doli parlamenti i asaj kohe. Kjo gjë u ruajt dhe nga regjimi komunist.

Në 91-shin, kushtetuta e 76-ës u shfuqizua pak. Këtu për herë të parë del garant kushtetues presidenti. Në atë kohë nuk kishim Gjykatë Kushtetuese. Ajo u krijua një vit pas. Prapë, dhe ligji i ri thotë; Gjykata Kushtetuese është garantë e Kushtetutës. Në 98-ën u hoq nocioni si; presidenti garant i kushtetutës. Me reformën e 2016-ës, rezulton se për Gjykatën Kushtetuese thuhet se gjykon kushtetutën dhe parimet e saj”, tha Braho.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!