47-vjeçari V.S i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”
Ngjarja për të cilin është arrestuar 47-vjeçari ka ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë persona kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin Klajdi Sulon i cili ka mbetur i plagosur.
Lexo edhe: Plagosën 31-vjeçarin në Patos, arrestohet një person! Katër të tjerë në kërkim
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se pasi këta persona kanë tentuar ta fusin me forcë në makinë, 31-vjeçari Klajdi Sulo ka tentuar të largohet me vrap.
Në këtë moment autorët kanë qëlluar në drejtim të tij me 5 plumba, dy prej të cilëve i kishin shkaktuar plagë në trup. Më pas autorët janë larguar me katër automjete.
Lexo edhe: EMRI/ Plagoset me armë zjarri në rrethana misterioze një 30-vjeçar në Fier, shoqërohen 2 persona
Fier/Informacion
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur, pas informacioneve të mara në rrugë policore dhe veprimeve operacionale, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i një prej personave të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim V. S., 47 vjeç, banues në Patos.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/