Valdrin Mustafa ka mbyllur një sezon fantastik në REGIONALLIGA (liga e katërt në Gjermani), teksa ka shënuar 16 gola me fanellën e Rot-Weiss Koblen.
Sulmuesi, i cili ka luajtur me Shqipërinë U21 dhe pastaj kaloi te Kosova U21, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me klubin gjerman.
Më parë Mustafa ka luajtur edhe me Hannover 96 dhe Kaiserslautern. Tani është momente të ndërmarrë një tjetër aventurë dhe nisur nga numri i madh i golave të shënuar edhe oferta me siguri nuk i mungojnë.
Ndoshta një aventurë në Superiore do të ishte interesante për të. Në të shkuarën ai i është propozuar klubeve të ndryshe, por nuk kanë besuar se mund të bëjë diferencën këtu. /abcnews.al