Dy persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Durrës. Mësohet se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan një 33-vjeçar në kërkim pasi Gjykata e Shkallës Parë Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg, për “ Mosdhënia e mjeteve për jetesë ”.
Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar banues në Arrameras të Krujës. I riu u vu në pranga pasi në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç, banues Fushë Krujë.
Për pasojë, drejtuesi i motorit ka marrë lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. /abcnews.al/