Është hapur në Shkup ekspozita fotografike me titullin “Unë jam shqiptar”, kushtuar diasporës shqiptare ndër shekuj. Ekspozita u realizua falë bashkëpunimit mes Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Galerisë kombëtare të Maqedonisë dhe Institutit të trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni.
Ekspozita fotografike kushtuar diasporës shqiptare ndër shekuj “Unë jam SHQIPTAR” në organizim të Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Galerisë Kombëtare të Maqedonisë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni më 15 tetor u hap në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë në Shkup. Ekspozita fillimishtë është hapur në Shqipëri në ditën e emigrantëve, 17 Dhjetor 2017, më vonë është shfaqur në Kosovë dhe në fund zhvendoset në Maqedoni. Ekspozita e cila për tematikë ka emigrimin e shqiptarëve, përfshin materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj.
Të pranishëm në hapjen e ekspozitës ishin Ministri i Kulturës në Maqedoni Asaf Ademi, drejtori i Muzeut Kombëtar në Shqipëri Dorian Koçi dhe i pari i institutit për trashëgimi kulturor edhe shpirtërore Skënder Asani të cilët e bënë hapjen e ekspozitës në mënyrë solemne.
Asaf Ademi, ministër i Kulturës, Maqedoni: “Që nga mesjeta e deri në ditët tona, janë qindra e mjëra shqiptarë që pas sukseseve të arritura në vende të ndryshme të botës kanë pohuar me krenari “unë jam shqiptar”, për të nderuar dhe ndihmuar kështu kombin e tyre.”
Z.Skënder Asani si pritës dhe bashkëorganizator i shfaqjes së ekspozitës ne Galerinë e Arteve foli gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit mes trojeve shqiptare sidomos, këtë herë për mbështetjen e diasporës dhe të gjitha figurave eminente të cilën janë shfaqur si personazhe në këtë ekspozitë.
Skënder Asani, bashkëorganizator: “Dhe jo rastësisht në qytetin shpirtëror të shqiptarëve. Këto kthesa të mëdhaja të gjitha kanë ndodhur në këtë qytet. Dhe jo rastësisht kjo ekspozitë peshën e ka në kryeqendrën e Dardansië, në kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, në kryeqendërn shpirtërore të shqiptarëve.”
Drejtori i Muzeut Kombëtar z. Dorjan Koçi u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi dhe shumë entuziast për susksesin e ekspozitës këtu si dhe udhëtimin e fundit të “Unë Jam Shqiptar” që pritet të mbarojë në Ulqin.
Dorjan Koçi, drejtor i Muzeut Kombëtar: “Kjo ekspozitë, për herë të parë është hapur me mbështetjen e ministrit të Diasporës dhe Muzeun Historik Kombëtar në vitin 2017. Në vitin 2018 në gusht ajo ka udhëtuar drejt Prishtinës ku ka qenë pjesë e kalendarit të përbashkët midis dy qeverive nga Prishtina në Proizren dhe stacioni tjetër ishte Shkupi. Shpresojmë shumë që stacioni i fundit përmbyllës i saj do të jetë Ulqini. E gjithë kjo ekspozitë është realizuar nga stafi i Muzeut Historik Kombëtar dhe mundohet në mënyrë kronologjike që të tregojë kontributet e veçanta të diasporës shqiptare.”
Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës më të lavdishme të shqiptarëve, por dhe kohës kur filluan valët e para të emigrimit shqiptar. Ajo gjithashtu përmban foto të arbëreshëve të parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, foto të arvanitasve dhe rilindësve shqiptarë. Fotoja e emigrantit të parë në SHBA është moment i rëndësishëm në ekspozitë, duke vijuar më fotografi të shoqërive të para patriotike në Sofje, Bukuresht, Kajro, Stamboll e Vjenë. Pjesa tjetër e ekspozitës, por jo më pak e rëndësishme, prezantohet nëpërmjet fotografive nga personalitetet e suksesshme shqiptarë në vendet e emigrimit të tyre./abcnews.al



