Deputeti Kujtim Gjuzi, kryetar i partisë Konservatore që në zgjedhjet e 25 Prillit mori vetëm 3 vota ka reaguar pasi SHBA futi Sali Berishën në listën e zezë. Amerikanët shkuan edhe më tej duke paralajmëruar të tjerë emra në listën e zezë, pasi theksojnë se Berisha aktet korruptive i ka bërë në bashkëpunim me aleatët politik të tij. Por Kujtim Gjuzi distancohet duke thënë se Berishën e ka mbështetur por nuk ka qenë në qeverisje.
“PARTIA KOMBETARE KONSERVATORE Albania”
Deklarim Mbeshtetes per sekratarin USA
Konservatoret jane ne nje LINJE per hetim te c’do vepre korrupitve kur provat e faktet jane dhe duhen verefikuar nga drejtesia e re ne respekt te zbatimit te Ligjes.
7 vite nga votimi unanim me 140 vota pro ne Kuvend per Reformen ne Drejtesi dhe SPAK, BKH, Prokurori e Pergjitheshme kane deshtuar te ngrejne akuza ”peshqeve” apo pesjkaqeneve te politikes shqiptare ata deri tani jane marre me Cironkate korupsionit. Institucionet e reja te drejtesise kane deshtuar te paraqesin prova dhe fakte ndaj cilido qe perflitet per korrupsion qeveritar pra Shteti i se drejtes dhe respektim i Ligjit ne Shqiperi nuk funksionoj. Miqte tane amerikane jane investuar qe kjo gjase anti korrupsion te ndodhe por deri tani nuk ka qene e mundur sepse qeveritaret tane jane te gjithe te koruptuar.
– Sektretari i Shteteteve te Bashkuara te Amerikes jep deklarate “bombe” per kryeministra a presidente qe ne u kemi besuar ne momente kyce te historise por gjithmone ne Konservatoret kemi qene jasht qeverisjeve te tyre edhe pse kemi kontribuar mjaft fort me 2005 per te ardhur PD ne qeverisjen e saj te premtuar me “DUAR TE PASTERTA”
Konservatoret duhet dhe mbetet te presim se si do te reagojne organet e dretesise se RE Shqiperia nuk mund te vijoje dhe nuk ka luksin per me shume se 31 vite me korrupsionin zgjedhor, korrupsionin Shteteror, Korupsion administrativ Lokal te qeveritareve qe shume po perfliten tashme edhe nga miqte tane historike zyrtare te larte te Shtetit Amerikan.
Shqiptaret meritojne nje qeveri ndryshe nje qeveri pa korrupsion zgjedhor nje qeveri pa PPP, KCK e te tjera afera korruptive qe i kane bere shqiptaret te ikin nga vendi i tyre sepse nuk kane me besim tek askush te asnje politikan Shqiptar. Shteti i se drejtes ka organet e drejtesise te cilat duhet te kishin vepruar por kurre nuk eshte vone. Ketu fillon shteti i se drejtes ku ligji eshte njesoj i barabarte per te gjithe qytetaret e Republikes se Shqiperise. Te gjithe ata qe kane shkelur ligjin apo kane favorizuar aksione perfituese familjare duhet te spjegojne qarte duke u mbrojtur perpara shtetit te se drejtes me prova dhe fakte qe nuk jane te korruptuar.
Sekretari i Shtetit USA foli sot qarte dhe SPAK, BKH dhe Prokuror i pergjitheshem duhet te vendosen ne levizje per te gjetur prova per per kryeministra qe manipulojne zgjedhje, Presidente. Ministra aleate te qeverive te majta e te qendres qe kane qeverisur kete vend per 31 vite ne demokraturen e korrupsionit per te cilen flet qarte USA shtet Aleat me dashamiresi ndaj ne SHQIPTAREVE
Tirane 19.05.2021 Zyra e Shtypit “PKKA”
/ Abcnews.al