Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova shtet i pavarur!

schedule17:35 - 16 Tetor, 2018

schedule 17:35 - 16 Tetor, 2018

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd. Skot u shpreh se Kosova është një shtet i pavarur. Vuçiç theksoi se pavarësisht mendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova për Serbinë do të jetë gjithnjë e ashtuquajtur.

Deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi, dhe më i ashpri ka qenë ai i presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit i ka kërkuar ambasadorit amerikan që të tregojë më shumë respekt për vendin që po e mirëpret. Por kreu i shtetit serb është nervozuar dhe për mos reagimin e një përfaqësuesi të qeverisë serbe, në takimin ku ambasadori amerikan ka bërë këtë deklaratë.

Agjencia serbe e lajmeve B92, shkruan se Vuçiç ka bërë të qartë se pavarësisht mendimit apo qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova do të mbetet gjithnjë i ashtuquajtur shtet i pavarur, për Serbinë. Beogradi vazhdon të jetë kategorik kundër njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur. Krerët e institucioneve në Beograd kanë deklaruar se nuk bëjnë kompromise në këmbim të njohjes së Kosovës, përfshirë këtu integrimin në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin në institucione të tjera ndërkombëtare./abcnews.al