Zjarr në një banesë në Pogradec, pësojnë djegie dy persona, njëri në gjendje kritike

schedule12:06 - 19 Maj, 2021

schedule 12:06 - 19 Maj, 2021

Pogradec- Një banesë është përfshirë nga zjarri në qytetin e Pogradecit. ABC mëson se si pasojë e flakëve kanë pësuar djegie dy persona. Një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi flakët i kanë shkaktuar djegie të mëdha. Mësohet se personi në fjalë ka qenë i paralizuar, ndërkohë që tymi e ka asfiksuar. Ky person është mundur të nxirret në gjendje të rëndë nga ana e zjarrfikësve.

Mësohet se banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në lagjen nr.1.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të saj. /abcnews.al/