Në Kosovë, 1 mijë e 133 fëmijë u vranë gjatë luftës nga forcat serbe. 20 mijë vajza, gra, burra dhe fëmijë, u dhunuan seksualisht. 109 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.
Emisioni “Ballkan” i Linda Karadakut nesër në orën 20:00 në ABC do të transmetojë rrëfimin ekskluziv të një burri, i cili kur ishte 11 vjeç, kur u dhunua seksualisht gjatë luftës nga paramilitarët e Arkanit. Pa edhe nënën e tij të dhunohej seksualisht prej tyre.
Babai i tij figuron i zhdukur sot e kësaj dite. Historia e tij është një dhimbje e madhe, që është pjesë e fatit të mijëra shqiptarëve të Kosovës që u dhunuan seksualisht nga forcat serbe, përfshi fëmijë, vajza, djem dhe burra.
Nuk u kursyen as gratë shtatzëna, as gjyshet, as të sëmurët. Ndiqni historinë e plotë të mërkurën (nesër) në orën 20:00 në emisionin “Ballkan” në ABC./ Abcnews.al