Nuno Mendes, mbrojtësi i majtë i Portugalisë dhe Sporting Lisbone, është një nga më të kërkuarit e momentit. 18-vjeçarin po e tenton me ngulm Manchester City.
Menaxheri i mbrojtësit sot zbarkon në Manchester dhe do të qëndrojë për disa ditë atje. Miguel Pinho pritet të ndjekë ndeshjen e United me Fulham, si dhe të takojë nga afër Bruno Fernandes.
Pinho ka një raport të mirë me United dhe për Nuno Mendes mund të ketë një derbi. Sporting Lisbone e di shumë mirë se nuk do të jetë e lehtë ta mbajnë në skuadër të riun.
Gjithsesi portugezët e lënë të lirë për 70 milion euro, shifër kjo e përfshirë në kontratë që mbrojtësi të largohet. Nëse ndodh kjo do të vendosej një rekord i ri, pas transferimit të Bruno Fernandes për 55 milion euro te Manchester United. /abcnews.al