VIDEO/ Policia italiane nxjerr pamjet: Si u ndoqën dhe kapën 22 milion euro kokainë në Kosovë

schedule11:21 - 18 Maj, 2021

schedule 11:21 - 18 Maj, 2021

Policia italiane  ka publikuar pamjet e operacionit për kapjen e 400 kilogramëve kokainë, të nisura në një konteiner mishi nga Brazili për në Kosovë. Guardia di Finanza ka ndjekur konteinerin që në momentin që u fut në territorin Italian pas sinjalizimeve nga DEA.

Së fundmi gazetarja e ABC, Xhensila Kodra ka siguruar reagimin e palës italiane, konkretisht reagimin e Guardia di Finanza Comando Provinciale Reggio Calabria, të cilët kanë shpjeguar edhe se si është kapur droga. GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine.

Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

Lexo edhe: Kapja e kokainës në Kosovë, sekuestrohen mijëra euro, armë e municione

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtare duke mos e kapur drogën. Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

Droga, nëse shitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte dhjetra milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!