Partizani është i lehtësuar pas vizitave mjekësore për portierin Alban Hoxha. Kapiteni i skuadrës, që mendohej të kishte një dëmtim të rëndë, pritet të mungojë shumë pak nga fushat e lojës. Vetë klubi kryeqytetas njofton se Hoxha ka dëmtim relativisht të lehtë, ndërsa rrezikon të humbasë vetëm ndeshjen e radhës, atë ndaj Luftëtarit, që do të luhet të dielën në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Kapiteni i të kuqve u detyrua të braktiste grumbullimin e kombëtares dhe të mos udhëtonte drejt Izraelit pas një dëmtimi në stërvitje. Bëhet fjalë për një dëmtim që Hoxha e ka pasur edhe në të kaluarën, por për fat të mirë nuk po e pengon që të vazhdojë karrierën normalisht. / abcnews.al