Titulli rikthehet në kryeqytet pas 8 viteve, Prishtina kampione e Kosovës

schedule16:55 - 16 Maj, 2021

schedule 16:55 - 16 Maj, 2021

Prishtina është zyrtarisht kampione e Kosovës. Fitorja 1-2 në fushën e Gjilanit, ka sjellë titullin e 11-të në histori për rekordmenët e futbollit dardan.

Gledi Mici dhe Leonit Abazi realizuan golat e fitores së Prishtinës në pjesën e parë. Diferenca me Dritën ndjekëse është pesë pikë, teksa ka mbetur për t’u luajtur edhe një javë.

“Plisat” rikthehen në krye të futbollit të Kosovës pas plot 8 viteve. Sukses i madh edhe për trajnerin Zekerija Ramadani, i cili më parë ka fituar titullin me Trepça ’89 dhe Feronikelin.

Drita triumfoi 0-3 në Skenderaj ndaj Drenicës vendase, duke siguruar një trepikësh që e afron me kualifikimin në Europa League. Vendi i dytë me 73 pikë për “Intelektualët”, dy më shumë se Ballkani i vendit të tretë.

 

Rezultatet e sotme

Skuadra nga Suhareka nuk është dorëzuar për objektivin Europa League. Ballkani mposhti në shtëpi 4-3 Trepça ’89 dhe shpreson në një hap fals të Dritës në javën e fundit (pret Arbërinë në Gjilan).

 

Tabela e renditjes

Këta të fundit ia dolën të thyejnë 3-2 Llapin, duke marrë një fitore shprese për objektivin mbijetesë. Sfida tjetër, ajo mes Feronikelit dhe Besës së vendit të fundit, u mbyll me fitoren 3-1 të skuadrës nga Drenasi. /abcnews.al