Barcelona ka nisur që tani planet e së ardhmes dhe planet e katalanasve kanë nisur të zbardhen dhe të tregojnë shumë mbi skuadrën që do jenë sezonin e ardhshëm.
Sergio Aguero është thuajse e sigurt se do të vijë dhe ky fakt tregon shumë mbi të ardhmen e Lionel Messit. Kapitenit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka rinovuar ende.
Miqësia mes tij dhe Agieros është e madhe dhe ardhja e Kun është sinjal i qartë se Leo Messi do qëndrojë dhe do firmosë kontratë të re me Barçën në verë.
Afrimi tjetër i katalanasve është edhe Eric Garcia. Talentet do vazhdojnë të jenë në thelb të projektit, teksa do ketë edhe largime. E sigurt është se Umtiti dhe Coutinho do largohen.
Ndërkohë, talente si Carles Alena dhe Riqui Puig, të cilët nuk janë përshtatur me idetë e Ronald Koeman, pritet të huazohen në skuadra që do i japin më shumë mundësi. /abcnews.al