Kryeministri Benjamin Netanyahu duke fajësuar Hamasin për fillimin e sulmeve me raketa ndaj Izraelit, të cilat kanë vijuar për gati një javë, tha sot se do të vazhdojë të godasë Gazën për aq kohë sa është e nevojshme dhe të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur humbjet midis civilëve.
“Nuk jemi ne që kemi faj për këtë përballje, ata janë ata që po na sulmojnë” tha Netanyahu në një fjalim televiziv. “Ne jemi akoma në mes, nuk ka mbaruar dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të zgjasë“.
“Ndryshe nga Hamas, i cili qëllimisht dëshiron të dëmtojë civilët pasi fshihet pas civilëve, ne bëjmë gjithçka, por gjithçka për të shmangur ose kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur, për të dëmtuar civilët dhe për të goditur terroristët drejtpërdrejt” tha Netanyahu.
Pesë ditët e konfliktit numërojnë 145 viktima, mes tyre 41 fëmijë dhe mbi 1000 të plagosur në kampin palestinez, ndërsa në Izrael raportohet për 13 viktima./ Abcnews.al