Mbrëmja e kësaj të shtune në Soiree ishte e mbushur me plot sfida për këngëtarët e ndryshëm që ishin mbledhur. Ata kanë sfiduar veten për të dalë nga zhanri i tyre i muzikës dhe për të kënduar një këngë që ndoshta nuk do e kishin menduar ndonjëherë që mund ta këndonin.
Një ndër këngëtaret e ftuara, ishte edhe Olimpia Smajlaj. Sfida e saj ishte të këndonte freestyle e Don Xhonit “Stop make a pose”.
Mund të themi me plot bindje që një ndër këngët më virale të momentit është “Freestyle” e Don Xhonit, por jeni kuriozë të dini sesi Olimpia e solli?
Këngëtarja vendosi që edhe pse do këndonte pikërisht atë këngë, ku sipas saj është pak agresive, do e përshtaste me stilin e saj duke e shndërruar në një këngë me grimca jazz-i.
Ti këndosh kallashit në një mënyrë krejtësisht sensuale dhe seksi e kishit imagjinuar ndonjëherë?
Mesa duket Olimpia Smajlaj po dhe versionin e saj nuk duhet ta humbisni. /Abcnews.al