Që nga viti 2007, Izraeli dhe Hamasi janë përplasur katër herë ushtarakisht mes tyre. Më e fundit ishte ajo e vitit 2014 ku mbetën të vdekur më shumë se 2 mijë palestinezë dhe rreth 70 izraelitë. Prej 14 vitesh Izraeli e mban Gazan nën një karantinë të fortë ajrore, tokësore dhe detare.
Gjithçka nisi që prej vitit 2007, kur administrimin e territorit në rripin e Gazas e mori grupi i “Hamas”, të njohur si terroristë nga SHBA dhe BE.
E gjithë kjo e ka bërë luftën mes tyre të pabarabartë duke detyruar Hamasin të gjejë forma të tjera përgjigjeje ndaj ushtrisë izraelite.
Hamas ka ndërtuar një rrjet të sofistikuar tunelesh në territorin e Gazas përmes të cilëve lëviz ushtarët dhe armatimin e përdorur kundër ushtrisë së Izraelit.
Madje, edhe raketat ndaj qyteteve të Izraelit lëshohen pikërisht përmes këtyre tuneleve duke e çuar përdorimin e tyre në një tjetër dimension.
Jo më kot, pak ditë më parë Izraeli përdor një taktikë ushtarake për t’i hapur mat palestinezët e Hamas, raporton abcnews.al. Ushtria njoftoi futjen në Gaza me qëllim që ushtarët e Hamas të mbylleshin në tunele, dhe pasi kjo ndodhi, forcat ajrore bombarduan për 40 minuta rrjetet e tuneleve të Hamasit duke shkaktuar një numër të madh viktimash mes tyre, i cili nuk është zbuluar ende tërësisht. /abcnews.al