“Më zunë mallkimet e Festivalit”, Mirud infektohet me Covid-19 dhe humb 2 pjesëmarrje të rëndësishme

schedule18:13 - 14 Maj, 2021

schedule 18:13 - 14 Maj, 2021

Këngëtari i mirënjohur Mirudi për shkak të Covid-19 nuk mundi të ishte i pranishëm në një nga festivalet e rëndësishme në vendin tonë “Kënga Magjike” .  Ai tha sot në një intervistë për ‘Abc e Pasdite’s me Ermal Peçi se kishte në plan të vinte në Tiranë, por një javë para nisjes bëri testin e ku rezultoi pozitiv.

“Është zhgënjimi më i madh që kam pasur deri tani sa i përket karrierës sime për shkak se kam punu shumë me këngën. Më është dashur disa ditë kohë derisa kam marrë veten sepse ishte shumë e rëndë për mua ti anuloja të gjitha planet. Jo vetëm që kam pasur në plan të jem në Kënga Magjike, por gjithashtu edhe në Rusi në festivalin “New wave”, tha ai.

Ermali e pyet nëse do e lançoj këgën e realizuar për Këngën Magjike, apo do e mbaj për një konkurrim vitin e ardhshëm. Mirudi theksoi se nuk do e publikoj pasi ishte këngë e bërë posaçërisht për festivalin dhe se i është shumë mirënjohës Ardit Gjebres për mirëkuptimin dhe profesionalizmin.

Po si e kaloi Covid këngëtari? “Kam pasur probleme shumë të mëdhaja me oksigjenin dhe frymëmarrjen, kështu që më është dashur gjatë gjithë kohës të jem me suport oksigjeni për 4-5 ditë”

Ermali e ngacmon duke e pyetur se kush e “mallkoi” që i ndodhën gjithë këto anullime?!

Mirudi duke qeshur theksoi se: “Mallkimet e Festivalit. Mendoj që pas performancës në Festivalin e RTSH, shumë njerëz besoj. Me këngën e festivalit u bë luftë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!