Balaj me valixhe në duar, Sturm Graz piketon një shqiptar tjetër si pasues

schedule16:55 - 14 Maj, 2021

schedule 16:55 - 14 Maj, 2021

Rekordmeni i golave brenda një sezoni në Kosovë, Mirlind Daku, mund të transferohet në Austri sezonin e ardhshëm. Autori i 28 golave me Ballkanin, i cili ka edhe një vit kontratë me Osijek, ka marrë disa oferta.

Një prej klubeve që po tenton ta transferojë Dakun është Sturm Graz, ekip që aktualisht ka në përbërje edhe shqiptarë të tjerë si Bekim Balaj dhe Dardan Shabanhaxhaj.

Me Bekim Balajn që pritet të largohet, Daku mund të jetë sulmuesi i ri i Sturm Graz. Gjithsesi duhet parë nëse Osijek do e ketë apo jo në plane për sezonin e ardhshëm, pasi verën e shkuar ia zgjatën kontratën që të mos e humbasin me parametra zero.

Këtë sezon në Kosovë Daku ka shkëlqyer dhe tani dëshiron të provojë një tjetër eksperiencë jashtë vendit, pasi është më i pjekur. Sulmuesi ka luajtur edhe në Superiore, për gjashtë muaj me Kukësin. / abcnews.al