Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guardiola: Besimin presidentit ia kam parë në sy, historia e City nuk ka nisur tani

schedule13:40 - 14 Maj, 2021

schedule 13:40 - 14 Maj, 2021

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, në prag të duelit me Neëcastle ka folur për mediat dhe në fakt më shumë flet për tema të tjera, duke nisur nga rreziku i shkarkimit nga “Qytetarët”.  “E kam parë që presidenti më beson. Nuk mund t’i siguroj atij suksese. Askush nuk mund të jetë i sigurt, por e kam parë në sytë e tij që më beson.

Kur kjo ndodh në momente të këqija, si sezoni i parë dhe më pas të vjen eliminimi nga Champions prej Lyon, nuk mund të them jo. Normalisht trajnerët shkarkohet sepse nuk fitojnë ndeshje, por askush nuk e di arsyen pse ju marrin. Unë e dija kur edha, sepse kishin Ferrin dhe Txiki, me të cilët ndaj të njëjtat objektiva për mënyrën e lojës. Ne marrim vendime vetëm në të mirë të klubit.

Ne do jemi këtu për sa kohë fitojmë. Historia e këtij klubi nuk ka nisur 10 vite më parë, ajo ka nisur nga Maine Road, në Disivion II, kur 30-40 mijë tifozë me tren ose autobus për të shkuar të mbështetnin ekipin. Kjo është historia jonë”, është shprehur trajneri spanjoll, i cili më pas flet edhe për sezonin aktual.

“Sigurisht që jam shumë i lumtur për titullin kampion. E kam thënë shumë herë që Premier League është më e rëndësishme. Në aspektin financiar, kualifikimi në Champions League është më i rëndësishmi për një klub. Por Premier League, natyrisht, është jashtëzakonisht një kompeticion që të jep shumë kënaqësi.

Bëhet shumë punë, kemi pasur shumë ndeshje, në rrethana të ndryshme. Çdo ekip ka probleme, ngjitje dhe zbritje, situata me COVID, dëmtime lojtarësh dhe dimrin e ftohtë. Periudha më e vështirë në Angli është nëntori, dhjetori, janari dhe shkurti.

Ne i fituam të gjitha ndeshjet. Në periudhën më të vështirë ne ishim tepër të qëndrueshëm dhe të vendosur. Në këto 3-4 muaj ne bëmë punën tonë dhe më pas nuk bëmë gabime të mëdha. Ndoshta një ose dy, në 36 ndeshje. Kur kjo ndodh, ke një ekip fantastik”, përfundon Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!