Ish ambasadori Agim Nesho këtë të premte ka qenë i ftuar në studion e ABC ku ka folur në lidhje me konfliktin e dhunshëm mes Izraelit dhe Palestinës në Gaza.
Nesho në intervistën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se ky është një konflikt që prej vitesh nuk ka gjetur një kompromis për shkak se palët nuk bien dakord në lidhje me kufirin dhe me shpopullimin.
Sipas tij tre janë faktorët kryesore të përshkallëzimit të këtij konflikti, e para janë çështjet fetare, e dyta e drejta e Izraelit për tu mbrojtur dhe e fundit është politika e brendshme e Izraelit.
“Unë mendoj se elementi fetar nxitet për ti dhënë zjarr konfliktit, nga ana tjetër diçka e panegociueshmne është e drejta e Izraelit për tu mbrojtur dhe për të ekzistuar dhe faktori i fundit nuk mund të neglizhohet mënyra për të mbajtur në pushtet kryeministrin. Pra presidenti i kishte dhënë mundësi që të ndërtonte një koalicion të tërë.
Biden ka folur me Netanyahu për tu tërhequr. Duke parë situatën nuk besoj se do të kemi përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Kërkohet një zgjidhje pasi mundësitë që i kanë ofruar ndërkombëtarët palestinezëve veniten, duke bërë që të mos ketë akoma një zgjidhje. Mundësitë për të marrë sa më shumë nga shteti palestinez për emigrantët nga Izraeli, çështja e kufijve janë të gjithë konflikte që vijojnë. Në ’78 pati një përpjekje që shënoi shumë sukses.
Në këtë konflikt nuk ka lidhje përfshirja e SHBA kemi një doktrinë të re të presidentit Biden për të ruajtur statuskonë”, ka thënë Nesho.
Ndër të tjera nga studio e ABC ai ka dhënë detaje dhe në lidhje me situatën policitke në të cilën ndodhet vendi jonë, ku thekson se interesi kryesor i Ramës është bashkëpunimi me opozitën dhe legjitimiteti i zgjedhjeve.
“Rama pas zgjedhjeve nuk kërkon vetëm bashkëpunim me opozitën por kërkon dhe legjitimitet të zgjedhjeve se ndryshe nuk njihen. Ne herën e kaluar kemi pësuar një manipulim të votës të gjitha që treguan se në Shqipëri ekzistonte partia shtet që arriti që të organizojë zgjedhjet e deformuara. Është një moment që opozita duhet të bashkohet dhe nëse thuhet se ka qenë një masakër elektorale nuk është faji i Bashës unë nuk kam shpresë s’te organet e drejtësisë pasi nëse kemi një regjim s’ka se si organet në drejtësi të kenë pavarësi”, është shprehur ndër të tjera ai. e.su./abcnews.al