Vaksina kundër Covid-19 e prodhuar nga Tajvani do të jetë e disponueshme në fund të Korrikut, sipas presidentit Tsai Ing-Wen. Tajvani është një nga vendet që ka arritur të menaxhojë më mirë pandeminë por fushata e vaksinimit ka qenë e ngadaltë.
Provat klinike të fazës 2 të vaksinës të prodhuar në Tajvan janë drejt përfundimit dhe vaksina pritet të jetë gati në fund të korrikut. Nuk është bërë i ditur asnjë detaj në lidhje me vaksinën, por vendi ka të paktën tre kandidatë në zhvillim.
Tajvani ka regjistruar 1,290 raste dhe 12 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al