Konflikti Izrael-Palestinë nëpërmjet disa fotografive

schedule18:01 - 13 Maj, 2021

schedule 18:01 - 13 Maj, 2021

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës nisur që nga fillimi i javës, ka vijuar me sulme ajrore nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve nga Ministria  e Shëndetësisë, në Gaza të paktën 87 persona kanë humbur jetën, mes tyre 17 fëmijë, ndërsa më shumë se 390 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës nëpërmjet disa fotografive:

1-Palestinezët ecin midis mbeturinave pranë Kullës al-Sharouk, e cila ishte shtëpia e zyrës së kanalit televiziv Al-Aqsa në Rripin e Gazës, pasi u shkatërrua nga një sulm ajror izraelit.

2-Ndërtesa al-Walid, e cila shkatërrua në një sulm ajror izraelit në Gaza herët të enjten, ditën e parë të festës së Fitër Bajramit.

3-Një palestinez pastron mbeturinat pranë Kullës al-Sharouk në Gaza.

4-Tym dhe zjarr mbi ndërtesat në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

 

5-Rrënojat e ndërtesave që u shkatërruan në bombardimet izraelite në Rripin verior të Gazës.

 

6-Njerëzit kontrollojnë në rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar që u godit nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Ndërkohë, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për de-përshkallëzim, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi më herët se sulmeve do të rriten.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!