Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zbuloi se Irani dyshohet se është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij.
Netanyahu tha se informacioni për komplotin ishte mbajtur i fshehtë për muaj të tërë, ndërsa theksoi se kërcënimi ndaj familjes së tij është një nga arsyet përse ajo vijon të ketë mbrojtje të posaçme.
Duke folur në një intervistë të drejtpërdrejtë me korrespondentin ushtarak të Channel 14, Noam Amir, Netanyahu deklaroi se Irani kishte shënjestruar një nga djemtë e tij dhe ishte përpjekur ta vriste.
“Ka diçka të pabesueshme. Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq të vriste një nga djemtë e mi. Kjo është arsyeja pse kjo siguri nuk është luks. Pa të, ata do të kenë sukses”, tha Netanyahu.
Kryeministri izraelit u bëri gjithashtu thirrje njerëzve të tregojnë përmbajtje, veçanërisht gjatë një fushate zgjedhore, duke nënvizuar nevojën për masa të vazhdueshme sigurie.
Netanyahu tha se kishte zhvilluar një bisedë me kreun e Shin Bet, David Zini, të cilit i kishte kërkuar të garantonte mbrojtjen e përshtatshme për çdo kandidat për kryeministër.
Deklaratat e Netanyahu vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa autoritetet izraelite vazhdojnë të përballen me kërcënime të sigurisë ndaj zyrtarëve dhe figurave publike.
/abcnews.al/



