Vrasja e Everest Çakës një ditë më parë në sy të bashkëshortes së tij tronditi qytetin e Elbasanit. Por çfarë ka ndodhur vite më parë kur Everestit i kanë vrarë vëllain.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion, ka treguar të gjithë kalvarin që ka nisur në Spanjë në vitin 2007.
“Vëllai i Everestit, Alfons Çaka kishte shkuar në Spanjë me familjen. Aty ndodhej Florenc Alikaj, dhe ka kërkuar punë. I ka dhënë punë, i ka dhënë mall për të shitur.
Në një moment nuk i ka kthyer lekët. Florenc Alikaj e kërkon për ta gjetur. E gjen në një lokal dhe në prezencë të njerëzve të tjerë e qëllon me shuplakë.
Nga ai moment fillon konflikti me ta. Një javë më vonë vjen Zenel Çami nga Italia, ishte miku i ngushtë me Florenc Alikaj. Vendosën të shkonin në darkë në një restorant. Rrugës ndalojnë në karburant.
Aty ju vjen një makinë në krah. Vëllai i viktimës së djeshme dhe qëllon. Te e shtëna e dytë pistoleta i bllokohet. Nga krahu i pasagjerit del Zenel Çami dhe vret Alfons Cakajn”, shpjegoi gazetari Hoxha.
Sa i përket viktimës Everest Çaka që u vra në Elbasan, Artan Hoxha thotë se ishte i përfshirë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit në Spanjë. /tvklan.al