Neli Demi: Ja indikatorët që duhet t’i drejtohesh një mjeku psikiatër

schedule21:53 - 12 Tetor, 2018

schedule 21:53 - 12 Tetor, 2018

Mjeku psikiatër Neli Demi i ftuar në studion e “Provokacija” ka folur për indikatorët që duhet ta bindin një njeri për të shkuar te një psikoterapist. Sipas tij nuk ka ndonjë indikator madhor, por të gjithë individët kanë interesa emocionale, duke humbur kontrollin, duke shkaktuar dëme vetes dhe të tjerëve.

“Nuk ka ndonjë indikator madhor. Të gjithë individët kanë interesat emocionale, duke humbur kontrollin, duke i shkaktuar dëme vetes dhe të tjerëve”.

Duke pranuar se prej 15 vjetësh është frekuentues i psikoterapisë, Demi thotë se duhet të hulumtohet vetja, që të mos dëmtohen të tjerët.

“Prej 15 vjetësh jam frekuentues, kërkon kohë, energji, vendim për të qenë i hapur me veten, sepse psikoterapisti kthehet në pasqyrë të vetes. Duke mos hulumtuar veten mund të dëmtojë të tjerët”.

Në një krahasim të kohës së regjimit komunist dhe gjatë këtyre viteve, pyetjes së Nanos se kush të depresionon më shumë liria apo shtypja, Demi i dha këtë përgjigje: “Liria është e vështirë për t’u menaxhuar, por nëse e arrin këtë kapacitet është shumë prodhuese. E rëndësishme që liria të ushqehet që në hapat e para të jetës. Mosha 0-15 vjeç është e rëndësishme dhe personat që nuk kanë lindur në liri, liria do vijë me një barrë të madhe. Liria  e brendshme vjen edhe si pasojë e një ambjenti demokratik”.

Duke marrë shkak nga reagimet kundër presidentit Trump, të cilin e kanë konsideruar me çrregullime personaliteti, Neli tha se ka shumë klientë apo pacientë që kanë afilacionet politike, po material gjen edhe në media, edhe në rrugë.

“Kam shumë klientë, apo pacientë që kanë afilacionet politike. Është material që të bën të mendosh se është i rrezikshëm, jo vetëm në politike, por media dhe rrugë që reflektojnë të njëjtën frymë. Është një stad që do kapërcyer”. /abcnews.al