SHBA nxjerr raportin për liritë fetare: Në Shqipëri problem kthimi i pronave

schedule19:00 - 12 Maj, 2021

schedule 19:00 - 12 Maj, 2021

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për liritë fetare në Shqipëri për vitin 2020. Në raport theksohet se komunitetet fetare u përballën me probleme financiare gjatë vitit për shkak të masave kufizuese të COVID-19.

Ata raportuan se qeveria nuk iu përgjigj kërkesave individuale ose kolektive përmes Këshillit Ndërfetar në lidhje me mbështetjen shtesë financiare gjatë bllokimit”.

Pronat janë problemi kryesor i komuniteteve fetare në Shqipëri. Komunitetet fetare shprehën shqetësim duke akuzuar për burokraci në procesin e kthimit të pronave dhe legalizimeve.

Ambasada amerikane u bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë të përshpejtojnë procesin e pretendimeve për pronat dhe të kthejnë ndërtesat e grupeve fetare dhe pronat e tjera të konfiskuara gjatë epokës komuniste” thuhet në raport.

Korrupsioni, mungesa e njohurive për kompetencat dhe juridiksionin mbi çështjet e pronës dhe ngarkesat e mëdha në sistemin gjyqësor penguan komunitetet fetare për të çuar përpara pretendimet për pronat e tyre.

Mijëra çështje ishin në Gjykatën e Lartë, e cila po plotëson kuorumin me gjyqtarë që kaluan një proces gjithëpërfshirës të verifikimit (vettingu); duke mos pasur kuorum, Gjykata e Lartë nuk ishte në gjendje të vendoste çështjet” vijon më tej raporti./ db/ Abcnews.al