Real Madrid luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme për fatet e sezonit në La Liga kundër Granadas. Fitorja është opsioni i vetëm për të qëndruar në garë për titullin, por duket se nesër do jetë më shumë se e vështirë.
Jo vetëm nga kundërshtari që ka përballë, por edhe nga lojtarët e gatshëm për këtë ndeshje. Në listën e zbardhur sot nga Zidane mungonte një tjetër mbrojtës, Marcelo. Braziliani ishte stërvitur normalisht me ekipin gjatë seancave të fundit, por një dëmtim i papritur duket se është shfaqur.
Kështu, Zidane shkon në ndeshjen ndaj Granadas me vetëm 4 mbrojtës, tre prej tyre pjesë e vazhdueshme e ekipit të parë. Miliato, Nacho, Odriozola dhe Gutierrez janë të vetmit mbrojtës të gatshëm për nesër, duke krijuar shumë probleme.
Carvajal, Vazquez, Ramos, Varane, Mendy dhe së fudmi Marcelo, kanë zënë vend në infermieri dhe disa prej tyre e kanë mbyllur sezonin. Dëmtimet kanë qenë kundërshtari kryesor i Real Madrid këtë sezon dhe duket se do e shoqërojnë edhe në këto javë të fundit të kampionatit.
Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube.
Mbrojtës: E. Militão, Nacho, Odriozola dhe Miguel.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco, Marvin dhe Blanco.
Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Vini Jr., Mariano dhe Rodrygo. /abcnews.al