Një zjarr ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zonën përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndersa situata po monitorohet nga autoritetet.



