Argjentina kthehet në fushë si favorite në sfidën kundër Egjiptit që do të japë biletën e parafundit për në çerekfinalet e “Botërorit 2026”.
Kjo sfidë mund të jetë e fundit në Kupat e Botës edhe për dy yjet e futbollit si Lionel Mesi dhe Mohamed Salah.
Gazetari Fatmir Mneri ka vlerësuar karakterin, personalitetin dhe rolin udhëheqës të kapitenit të Argjentinës, duke theksuar se këto elemente ishin vendimtare në suksesin e skuadrës.
Sipas Mnerit, të vazhdosh të luash në një ndeshje pasi ke humbur një penallti dhe kur skuadra ndodhet në disavantazh, tregon përgjegjësi dhe mentalitet të fortë, veçanërisht për një kapiten.
“Personaliteti dhe udhëheqja e skuadrës, karakteri i fortë, sepse të luash ndeshjen pasi ke humbur penalltinë dhe situata është në disavantazh, është përgjegjësi edhe si kapiten. Shpërthimi i tij është i jashtëzakonshëm, ai ende godet nga 30 metra shtyllën. Pozicionimi në anën e djathtë të sulmit ishte çelësi i suksesit të Argjentinës.”
/ abcnews.al /



