Padyshim është njëra nga superfuqitë e sportit.
Edhe pse jo në majë të Olimpit si në kohën e Bashkimit Sovjetik, sërish Rusia mbetet vendi I madh sportiv, që ende dëshiron të matet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, Britaninë e Madhe apo ajkën e planetit.
Kush e harron një Jelena Isinbajeva apo Jevgeni Plushçenko.
E përjashtuar nga Lojrat Olimpike dhe nga shumica e aktiviteteve që pas sulmit ndaj Ukrainës në shkurt 2022, tashmë po kthehet.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) mori vendimin që të lejojë sportistët rusë të marrin pjesë në Olimpiadën e vitit 2028, që do të zhvillohet në Los Anxhelos, pra në tokën amerikane.
Padyshim, që kjo do të vlejë edhe për Lojrat Olimpike dimërore që janë në program në Alpet franceze në 2030.
Mbetet ende pezull vemdimi për të lejuar atletët rusë që të garojnë nën flamurin e tyre kombëtar, dhe që himni I Rusisë të ekzekutohet gjatë ceremonive të medaljeve.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po ashtu ka këshilluar Federatat Ndërkombëtare të sporteve të tjerë që të pranojnë rusët në aktivitetet e tyre.
Rusia, siç e thamë, është fuqi e madhe olimpike dhe sportive në tërësi.
Në Lojrat e fundit verore që mori pjesë, në Tokio në 2021, fitoi 71 medalje gjithsej, nga të cilat 20 të arta, duke zënë vendin e pestë në renditjen ekipore. / abcnews.al /



