Tifozët e Dortmund mund të qëndrojnë të qetë. Ylli i skuadrës së tyre të zemrës, Erling Haaland nuk do të largohet këtë verë nga “Signal Iduna Park”. Sulmuesi norvegjez u transferua janarin e vitit të kaluar tek ekipi gjerman, aty ku është kthyer në goleadorin kryesor.
Këtë sezon numëron plot 42 gola dhe 11 asiste, ndërsa shumë klube të njohura janë të interesuara për shërbimet e tij. Në La Liga e duan Barcelona dhe Real Madrid, Juventusi tenton ta tërheqë në Itali, ndërsa ka garë të madhe edhe mes klubeve të ndryshme të Premier League.
CEO i Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka folur për Bild rreth së ardhmes së sulmuesit potent, duke qetësuar tifozët e zjarrtë. “Erling do të vazhdojë të luajë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Asgjë tjetër nuk më shqetëson, jam i relaksuar“, deklaroi Watzke. /abcnews.al