Shehi: Nuk rrotullohet bota rreth nesh, Tirana do 3 pikët në derbin çelës të sezonit

schedule11:40 - 12 Maj, 2021

schedule 11:40 - 12 Maj, 2021

Tirana ngeci në Ballsh dhe tani mendon për derbin me Partizanin. Trajneri Orges Shehi ka dalë sot para mediave dhe fillimisht ka deklaruar: “Sigurisht që është ndeshje e rëndësishme. Na ndajnë vetëm 4 javë nga mbyllja e kampionatit, javët ikin. Shpresoj të bëjmë mirë dhe nesër të marrim 3 pikët.

Unë mendoj që në futboll nuk ka këtë sezon apo tjetrin. Ka momente dhe momenti është nesër. Nuk duhet të mendojmë se bota rregullohet rreth nesh dhe të marrim 3 pikë. Duhet të menaxhojmë energjitë për t’u paraqitur sa më mirë nesër”.

Më tej Shehi shtoi: “Ne realisht po kalojmë një moment të mirë. Në shumë ndeshje po shfaqemi mirë, po marrim pikë, pavarësisht se mund të merrnim më shumë. Këtë moment të mirë duhet ta tregojmë edhe nesër. Është ndeshje e rëndësishme. Është çelësi i të gjithë objektivit, pas kësaj janë vetëm 3 ndeshje.

Duke ditur rëndësinë që ka derbi, mendoj se është pika kyçe e këtij sezoni. Duhet të bëjmë më të mirën, për të arritur aty ku duam, në Europë. Për skuadrën që drejtoj, ne futemi në fushë gjithmonë vetëm për fitore. Derbi i ka të gjitha rezultatet, por ne luajmë vetëm për fitore”.

Trajneri i Tiranës është optimist: “Në aspektin psikologjik jemi mirë. Si në gjendjen fizike dhe në atë psikologjike, skuadra është e mirë. E presim derbin të qetë dhe me besim se mund të marrim më të mirën. Emocionet e derbit duken që këtu, duke parë se sa kamera ka”.

“Tirana favorite? Unë nuk thashë që jemi të favorizuar, nuk mendoj se ka të favorizuar në derbi. Nuk shikohet renditja, edhe kur skuadrat kanë qenë në pozita ndryshe në renditje, derbi ka qenë i luftuar. Kështu do të jetë edhe nesër.

Ne nuk duhet ta ngarkojmë veten më shumë sesa duhet. Është një ndeshje që vlen 3 pikë. Duhet të jetojmë momentin. Derbit nuk janë të përjetshëm, janë momentalë dhe duhet ta shijojmë momentin”, ka përfunduar trajneri durrsak i Tiranës, Orges Shehi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!