Barazimi me Skënderbeun në Korçë nuk ka mjaftuar. Te Partizani tashmë ka një çështje tjetër, që në fakt nuk është e re. Problemet financiare janë të pranishme pothuajse në çdo klub të Superiores.
Të gjesh një klub që i ke shlyer plotësisht detyrimet financiare këtë sezon momentalisht është një mision i pamundur. Këtyre halleve nuk u ka shpëtuar as Partizani pretendent për titullin kampion.
Nga kampi i kuq, një ditë para ndeshjes derbi me Tiranën, lajmet që vijnë nuk janë të mira. E përditshmja “Panorama Sport” në faqe të parë, një prej artikujve kryesore ka atë që ka ndodhur ditën e fundit.
“Tension te Partizani, protestë për rrogat një ditë para ndeshjes me Tiranën”, është titulli i gazetës sportive, që tregon se lojtarët nuk kanë duruar dhe kërkojnë të shlyhen, sipas kontratave. / abcnews.al